13:31 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Po punonin në kopshtin e shtëpisë, çifti gjen të groposur kasafortën me ar e diamante

Një çift nga Staten Island i New York-ut po punonin në kopshtë  e shtëpisë së tyre kur zbuluan një thesar të groposur, që mbante një pasuri të konsiderueshme.

Maria Colonna dhe burri i saj Emanuel, thanë se gjetja e thesarit në një vend të sigurt ishte si një ëndërr e fëmijërisë, e cila u bë realitet.

Çifti kishte një problem me drurët e pemëve të tyre, kështu që vendosën të mbillnin pemë të reja në oborr, por gjatë procesit të punës zbuluan fillimisht një ku dhe menduan se ajo ishte e mbushur me kabllo apo tela.

Ata e nxorrën jashtë dhe kuptuan që ajo në fakt ishte një kasafortë e mbushur me para dhe bizhuteri.

Të futura në vend të sigurt, çifti gjen brenda kusisë kartëmonedhat e lagura që arrinin deri në 52 mijë dollarë, ar, diamante, rubinë dhe stoli të tjera të çmuara. “Ishte mahnitëse”, tha bashkëshort i gruas. Por çifti gjen edhe diçka tjetër brenda kusisë.

Ata panë se në një copë letre ishte e shkruar një adresë. Pasi bëri disa kërkime burri zbuloi që adresa ishte e fqinjëve të tyre.

Shkoi tek dera e tyre dhe fillimisht i pyet për ndonjë grabitje që mund të kishin pasur. Fqinjët i thanë se ishin grabitur para 7 vitesh, pra në 2011. Më pas për habinë e të gjithëve Emanuele dhe gruaja e j i kthyen të gjitha paratë familjes që i ishin vjedhur.

Kur e pyetën gruan e j se përse nuk i mbajtën paratë për vete ajo tha: As nuk duhet të ma kishit bërë këtë pyetje, ato para nuk ishin tonat!”