13:19 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Podolski bën ndërhyrje “horror” në Japoni (Pamje)

Lucas Podolski është parë shumë i nervozuar në ndeshjen e mëngjesit të sotëm që skuadra e tij, Kobe e humbi me rezultat 1-3 kundër Sapporo.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme në fund të pjesës së parë ku edhe u ndëshkua direkt me të kuq.

Ai pas kartonit filloi përleshjen me futbollistët kundërshtar.

Podolski është shok skuadre me Iniestan te japonezët e Kobe. /IndeksOnline/