22:03 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pogba i nervozuar nga fjalët e Mourinhos

Manchester United mund të mbetet pa lojtarin më të shtrenjtë që ka në skuadër.

Paul Pogba nuk është i kënaqur nga trajtimi që po merr nga trajneri, Jose Mourinho, shkruan indeksonline.

Portugezi kishte thënë se  Pogba nuk është i njëjtë si për Francën si për United.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer francezit i cili është duke kërkuar largimin.

Më e keqja mund të ndodh nëse ai largohet pasi që në Angli të përfundoj afati kalimtar, pasi nuk do të mund të gjejë zëvendësuesin.

Skuadra e Interesuar për Pogban është Barcelona që po këmbëngul që ta ketë në skuadër. /IndeksOnline/