10:13 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policët sulmohen në Bresje të Fushë Kosovës

Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Bresje të Fushë Kosovës pasi që i njëjti me automjetin e tij furgon kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilit ishin në pikë kontrolli.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.