17:02 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Polici rreh me rrip vajzën e tij, në zyrën e drejtorit të shkollës së saj (Video)

Një video shokuese tregon momentin kur një polic, rrah brutalisht vajzën e tij 14 vjeçare duke e kapur edhe për flokësh, për arsye se ajo nuk ishte sjell siç duhet në shkollë.

Polici i Miami-Dade, Raymond Rosario u thirr në zyrën e drejtorit të vajzës së tij 14 vjeçare, sepse ajo nuk e kishte respektuar mësuesin e saj.

Ai shihet në pamjet e kamerave të sigurisë përderisa ishte në zyrën e drejtorit duke e tërhequr atë për flokjesh, pastaj duke e goditur atë në fytyrë dhe duke e rrahur me rripin e tij, transmeton Indeksonline.

Të paktën dy persona tjerë ishin në dhomë në atë kohë, njëri prej tyre besohet të ishte një grua shtatzënë, transmeton Indeksonline.

Asnjëra nuk është parë duke u përpjekur që ta ndalë policin të mos ushtrojë dhunë ndaj vajzës së tij.

44 vjeçari u akuzua për abuzimin e fëmijës, duke u dorëzuar më pastaj vet./Indeksonline/