Policia arreston 20 persona të dyshuar
Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona brenda 24 orëve të fundit për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton Indeksonline.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit 18 janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në raste dhe rajone të ndryshme./Indeksonline/