Policia deklarohet për praninë e tyre para shtëpisë së hoxhës në Rahovec
(I plotësuar 16:00) – Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka dhënë versionin e tyre lidhur me çështjen se njësiti patrullues ka qëndruar para shtëpisë së hoxhës, Bedri Bytyqi në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit.
Zëdhënsja e PK-së për këtë rajon, Lirije Podrimaj ka sqaruar këtë situatë.
“…lidhur me këtë çështje nuk janë ndërmarr veprime policore, ndërsa sa i përket fotografisë së automjetit policor është vetëm gjatë patrullimit rutinor”, ka thënë Podrimaj për Indeksonline.
Policia e Kosovës i ka shkuar në derë të shtëpisë hoxhës, Bedri Bytyqi në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit.
Dyshohet se ky i fundit ka marrë kërcënime nga qytetarët, pas asaj deklarate që pati për babain e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Bacin Hilmi, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Kryesia e fshatit Fortesë gjatë ditës kërkoi shkarkimin e hoxhës pas këtyre zhvillimeve.
Duhet të theksojmë se Bytyqi tani më ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook.
Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast…