12:17 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia dhe Forenzika bëhen me pajisje për kontroll të armëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, i kanë dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Me qëllim që këto pajisje të përmirësojnë punën në këto dy institucione, ky donacion gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdylselam Shkodra tha se këto pajisje do të ndikojnë direkt në besueshmërinë  e Agjencisë së Forenzikës për  zbulimin apo të provuarit e  armëve.

“I dhuruar nga Republika Federale gjermane e plotëson edhe më tutje mozaikun e institucioneve të specializuara të fushës së sigurisë respektivisht në rastin konkret Agjencisë së Kosovës të Forenzikës iu falënderohem nga ministria e Punëve të Brendshme pafundësisht dhe shpresoj që bashkëpunimi në të ardhmen në fushën e sigurisë me institucione nga Republika Federale e Gjermanisë mos të mungoj”, ka thënë Shkodra.

Ambasadori gjerman në Kosovës, Christian Held u shpreh se qeveria gjermane në bashkëpunim me Francën është e angazhuar për shtimin e kontrollit të armëve të zjarrit.

Duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit ambasadori gjerman tha se mënyra se si institucionet kanë punuar në  trajtimin e  armëve të zjarrit në Kosovë është shembulli i mirë.

 

“Mendoj që të gjithë e ndajmë interesin e përbashkët që të bëjmë më shumë posaçërisht në këtë fushë, sepse përdorimi i armëve të zjarrit është një brengë në Gjermani, në Francë, por gjithashtu edhe në këtë shtet. Pra unë jam shumë i lumtur që në mënyrë modeste të kontribuojmë në punën e shkëlqyeshme që është bërë këtu”, tha Heldt.

Kurse, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së , Alessandra Roccasalvo tha se Këshilli Evropian i ka ftuar Interpolin dhe Europolin me qëllim të luftimit të trafikimit të armëve.

Sipas saj pjesë e këtij plani është edhe Kosova e cila po kontribuon çdo ditë e më shumë në luftimin e trafikimit me armë përmes inteligjencës.

 

“Kosova po kontribuon çdo ditë përmes inteligjencës dhe gjithashtu me informacione që të kërkoj nga fqinjët tanë të kemi një përgjigje…03’05Posaçërisht inteligjenca balistike shihet se në Kosovë është më e theksuara në regjion, ne po bëjmë gjëra të tjera dhe Kosova ka qenë këtu e para dhe është mirë që të mbajmë lartë këtë përparësi në komponentët tjera në sistemin efektiv të inteligjencës”, ka deklaruar ajo.

Blerim Olluri kryeshefi i Agjencisë së Forenzikës së Kosovës tha se avancimi në teknologji, trajnim, edukimi dhe profesionalizimi i burimeve njerëzore janë elemente të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe  metodave balistike për ekzaminim.

Prandaj sipas tij një donacion i tillë ndihmon që ekspertizat e tyre të kenë kredibilitet ashtu siç kërkohet nga BE-ja.

 

“Donacioni që ne sot po pranojmë përbënë pajisje për matjen e shpejtësisë së plumbave të shkrepur, ekzaminimi i armëve të ri dizajnuara apo atyre artizanale për të vërtetuar nëse plumbat e shkrepur prej tyre kanë energji dhe shpejtësi të mjaftueshme për të shkaktuar plagë të rënda apo pasoja vdekjeprurëse. Të njëjtat ne mund t’i përdorim edhe për qëllime hulumtimi dhe ekzaminimi të monucionit të kalibrave të ndryshëm. Përpos këtyre lloj pajisjeve ne sot zyrtarisht po pranojmë edhe pajisje për mollazhim, për klonim të gëzhojave dhe plumbave dhe të predhave për të krijuar ekzemplar, apo për të krijuar standard me qëllim të krahasimit ndër laboratorit me shtetet fqinje”, tha Olluri.

Në emër të  Policisë së Kosovë ka folur zëvendësdrejtori Dejan Jankoviq,  i cili u shpreh se ky institucion ka shënuar progres në luftimin e trafikimit të armëve, dhe janë duke punuar në krijimin e një ambient të sigurt në vend