18:32 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ndalon shtetasin francez në Merdarë

Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Merdarë, shtetasin francez, Arno Gujon.

Rasti është konfirmuar për “Indeksonline” nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se me vendim të institucioneve kompetente të Kosovës, në PKK në Merdarë është ndaluar personi në fjalë dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ndërkohë, sipas RTS, përveç Gujon, Policia ka ndaluar edhe dy aktivistë tjerë të organizatës humanitere “Serbët për serbët”.

Ndryshe, Gujon në rrjete sociale prezantohet si themelues i organizatës “Solidariteti për Kosovën” dhe autor i librit “Të gjitha rrugët çojnë në Serbi”.