08:10 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia e Tiranës ka një njoftim për ngasësit në komunikacion rrugor

Policia rrugore në Tiranë vijon punën me kontrollet e kombinuara në rrugët interurbane dhe urbane, ku ndonëse prezenca e policisë është e shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët me vetëdije drejtojnë mjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara, me 152 km/h, 168 km/h, si dhe nën efektin e alkoolit.

Kështu thuhej në një njoftim të Policisë së Tiranës, ku thuhet se drejtuesi i mjetit me inicialet S.B është arrestuar në flagrancë.

“Fundjava shijohet më shumë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.