11:51 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia gjen granata, kallashnikov dhe municion në Pejë

Policia e Kosovës ka gjetur granata dore dhe armë të ndryshme në një shtëpi në Pejë.

Sipas raportit të Policisë gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën “Jeton Dedushaj”, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy granata dore, 1 AK/47, 2 fishekë, 1 thikë, 2 gëzhoja, 68 krehër për municion dhe pajisje për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.