11:15 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia hap rast për vdekjen e 19 vjeçarit nga Drenasi

Policia e Kosovës ka hapur rast për vdekjen e një 19 vjeçari nga Baica e Drenasit pas operacionit që u bë në Kirurgji-QKUK mëngjesin e së mërkurës.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari Drin Leku  që tri vite kishte pasur probleme me apendicit apo siç njihet në popull me zorin qorre, transmeton Indeksonline.

Familjarët e tij ishin shprehur se pavarësisht që disa herë e kishin dërguar atë për kontrolle në QKUK dhe përkundër dhimbjeve të vazhdueshme, mjekët nuk e kishin ndaluar në spital, pasi konsideruan se nuk është e nevojshme.

Raporti i sotëm i Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast:

QKUK- Prishtinë, 08.08.2018 – 07:10. Pas një operacioni, viktimës mashkull K/Shqiptar, i është keqësuar gjendja shëndetësor ku  më pas si pasojë e komplikimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Temat: