19:25 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia inspekton familjen e Guardiolës, arsyeja thjeshtë politike!

Pep Guardiola e ka konfirmuar se policia spanjolle është duke e inspektuar familjen e tij. Këtë e ka thënë në konferencën e sotme para ndeshjes së radhës të Manchester Cityt.

“Të dielën e kaluar rojat civile kanë inspektuar familjen time në aeroplan privat që po udhëtonte drejt Barcelonës. Gruaja më shpjegoi tërë ngjarjen, ndërsa ata po mendonin se me aeroplanin tonë po udhëtonte edhe Carles Puigdemont. Imagjinoni policinë e Gardës Civile duke kontrolluar në një aeroplan privat ku ndodhet familja e një trajneri. Nuk i di ligjet e aeroportit, por nuk më duket në rregull kjo” ka thënë Guardiola.

Kujtojmë që trajneri spanjoll ka qenë i përfshirë në debatin pro njohjes së Katalonisë si shtet dhe për këtë ka qenë i dyshuar si strehues i liderit katalonas, Carles Puigdemont./Indeksonline/

Temat: