19:20 / E Martë, 24 Prill 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur në Fushë Kosovë

Një person është lënduar rënd pas një aksidentit që ka ndodhur një orë më parë mes një motoçiklete dhe një fugoni në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një fugon me targa te Republikës së Kosovës dhe një motoçikletë. Si pasoje e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçiklete i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërkohe që me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i fugonit është shoqëruar në polici. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruara ajo për Insajderin.

http://indeksonline.net/aksident-i-rende-ne-fushe-kosove-motociklisti-perplaset-me-kamion-foto-video-16/