16:02 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin ku është i përfshirë Presidenti (Video)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ku është përfshirë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ata nuk përmendin emra të atyre që janë aksidentuar, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, aksidenti është regjistruar të këtë ndodhur në orën 14 e 55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë katër automjete mirëpo përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Policia me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e aksidentit dhe i ka kryer matjet ndërsa rruga tani është e liruar për qarkullimin e automjeteve./Indeksonline/