10:09 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Raushiq ku vdiq Burim Lekaj (Foto)

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Raushiq të Pejës, ku kishin mbetur të lënduar nëntë persona, ndërsa një ditë më pas, njëri nga ta vdiq në Spitalin e Pejës.

Burim Lekaj nga Lumbardhi i Deçanit nuk ka mundur tu përballoi lëndimeve që ka pranuar në këtë aksident, transmeton Indeksonline.

Policia thotë se në aksident ishin të përfshira tri automjete, ku përveç dëme të konsiderueshme materiale kishte edhe nëntë persona të lënduar.

“Një ditë pas aksidentit, njëri nga të lënduarit (Burim Lekaj) ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i Burimit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/