10:57 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për arrestimin e Grupit Kriminal malazez në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy personat e tjerë të involvuar në Grupin Kriminal malazez në Prishtinë, pra bëhet fjalë për, Vukan Vujaçiqin dhe Igor Mašanoviçin, të dyshuar për vrasje dhe kidnapime të kryera në Mal të Zi.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha. Ai ka dhënë disa detaje shtesë lidhur me të dyshuarit në fjalë.

“Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik nga Policia e Kosovës, të dy shtetasve malaze, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intenziv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit (M.M.). Ka rezultuar se tani më kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazez të cilët ndodhen në burg në vendin tonë por që përdorin identitet tjetër”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Më tutje, Hoxha ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, në luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe nuk do t’i lejoj askujt veprimet apo aktivitetet që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe atë përmes një bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdueshëm edhe me autoritetet tjera ndërkombëtarë dhe të sigurisë.

Ndryshe, Njësia Speciale e PK-së të mërkurën kishte arrestuarve të shumëkërkuarin, Mario Millosheviq (38), i cili dyshohet për vrasjen e Radomir Durickovic në Cetinje gjatë vitit 2016.

Kujtojmë, se Grupi kriminal ishte në kërkim nga INTERPOLI./Indeksonline/

Ekskluzive: Policia e Kosovës kompleton arrestimin e Grupit Kriminal malazez, prangos Vujaçiqin dhe Musanoviçin