17:52 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtje me armë zjarri sot në lagjen “Drenica” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një rast të shtëna me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka gjetur një gëzhojë dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar nga një predhë e shkrepur.  Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit, si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm. /Indeksonline/