12:34 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për pakon e dyshimtë në oborrin e Spitalit të Pejës

Spitali i Pejës është mbyllur për një kohë të pacaktuar, pasi po dyshohet që në oborr të tij është një mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot rreth orës 11:00, sigurimi i spitalit ka raportuar në polici për një pako të dyshimtë jashtë ndërtesës së spitalit, më saktë në park”, ka thënë Ibraj.

Ai ka theksuar se në vendin ku ndodhet pakoja kanë dal ekipet përkatëse dhe po punojnë për të parë çka ka në pako. /Indeksonline/