12:57 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për sulmin me molotov te shtëpia e hetuesit policor në Veri

Persona të panjohur mbrëmë rreth mesnatën kishin sulmuar me koktej molotovi shtëpinë e hetuesit policor, Millan Ristoviq, që gjendet në fshatin Zerovnica të Zveçanit, transmeton ‘Indeksonline’.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit serb, ku  për këtë rast njësiti i zjarrëfikësave ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Më tej, bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Pra, rasti mbetet të hetohet.

Ndryshe, në media u raportua se Ristoviq deri vonë ka qenë shef i operativës në stacionin policor në veri të Mitrovicës, kurse tani është vetëm hetues. Ai është i njohur për kërkim të haraçit nga njerëz që sjellin ilegalisht mallra nga Serbia në Kosovë dhe mban lidhje të ngushta me kontrabandistët.

Theksojmë se  të njëjtit polic i ishte djegur edhe automjeti ‘Golf 5’ para rreth një muaji, ndërsa autorët nuk janë kapur ende nga policia./Indeksonline/

Sulmohet me molotov shtëpia e një hetuesi policor në veri të Mitrovicës