15:16 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për sulmin ndaj Agron Mustafës

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymberi” ka ndodhur një rrahje. Me këtë rast, është sulmuar drejtori i VALA-s, Agron Mustafa nga dy zyrtarë policor.

Rastin në fjalë e ka treguar për “Indeksonline”, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë rrahje kanë qenë  të përfshirë katër persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.

“ Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, ka përfunduar Ahmeti.

Ndryshe, Mustafa ka deklaruar se nuk i din motivet se përse i njëjti është sulmuar./Indeksonline/