15:52 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia kërkon autorin e plagosjes në Istog

I dyshuari për plagosjen e biznesmenit në Istog është Jeton Mavraj, nipi i kryetarit të Komunës, Haki Rugova.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Mavraj aktualisht është në arrati derisa të gjitha njësitet përkatëse të Policisë janë në kërkim të tij. Plagosjen, më parë për Indeksonline e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai kishte thënë se gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, por këtë pritet ta konstatoi mjeku kujdestar. Motivet që kanë quar autorin për të kryer këtë akt ende janë të panjohura për organet e hetuesisë./Indeksonline/