12:22 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia konfiskon armë të ndryshme në Prishtinë (Foto)

Njësitë Policore të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë gjatë ditës së djeshme kanë konfiskuar katër armë zjarri, si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra për Informim në Polici ka dhënë detaje për aksionet e tyre.

Njëri aksion ka të bëjë me konfiskim të armëve gjatë një ahengi familjar.

“Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit Qendra , i cili ka rezultuar me arrestimin dhe ndalimin( per 48 ore) e dy personave të dyshuar: G. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. A, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz Ecol Magnum 1.9 dhe një armë automatike Ak 47. Konfiskimi i armës është bërë në rrugën “Sabit Mushica” në Prishtinë, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Ndërsa, për dy rastet e tjera të inicuara për veprën mbajtje në pronësi kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës janë shoqëruar në stacione policore të Drejtorisë së Prishtinës edhe dy persona te dyshuar të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë e tipit Luger, një armë automatike AK 47një palë pranga si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit personat e dyshuar për rastin e parë ku janë përdorur armët janë dërguar në mbajtje ndërsa personat e dyshuar për dy rastet e fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

 

Temat: