14:10 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Policia konfiskon katër armë në Suharekë

Policia e Kosovës në vazhdën e konfiskimeve të armëve, ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe objektet për rreth shtëpisë në fshatin Dragaqinë të Suharekës.
Aty ka gjetur dhe sekuestruar tri armë, shkruan Indeksonline.

Armët e gjetura janë:

Një pushkë gjysmë automatike (njëzetëshe) me 110 fishekë të kalibrit 7.62mm;
Një pushkë gjahu e llojit “Escort” me katër fishekë dhe
Një pistoletë “KOMPAKT” me 7 fishekë 9mm.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.

Po ashtu, sot, rreth orës 09:40 minuta në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë e cila ishte gjetur në veturën e të dyshuarit.

Pistoleta është e llojit “ZORAKI” me dy fishekë.

I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë./Indeksonline/

Temat: