18:25 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia nuk ka informacione se është gjetur trupi i Armend Trenës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se nuk është aspak e vërtet që është gjetur trupi i policit, Armend Trena.

Sipas Gashit, deri tani nuk ka asnjë informatë zyrtare se është gjetur trupi në fjalë.

Ai për “Indeksonline” ka bërë të ditur se në momentin që do të gjendet do të njoftohet me kohë opinioni.

“Jo , nuk  është aspak e vërtet. Ne për momentin nuk kemi informata asgjë zyrtare. Nuk është gjetur trupi i Armend Trenës. Kërkimet po vazhdojnë në pistat e dyshuara që i kemi, kur të ketë diçka të vërtetë do të informojmë me kohë publikun”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, polici i gjetur dje, Malsor Dashi është varrosur sot në ora 16, ku edhe është organizuar ceremoni shtetërore për të cilën pati shumë kolegë të tij dhe po ashtu qytetarë nga vende të ndryshme në Kosovë./Indeksonline/