16:37 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Policia realizojnë sfidën më të mirë të vallëzimit ndonjëherë (Video)

Sigurisht se jo të gjithë njerëzit mësohen që t’i shohin policët duke kërcyer.

Një video e oficerëve të policisë nga Norfolk, Virxhinia, duke vallëzuar në stacionin e policisë është bërë hit duke kapur më shumë se 25 milionë klikimë në dy ditë, transmeton Indeksonline.

Rreth 40 oficerë të cilët u sfiduan nga Departamenti i Policisë së Teksasit, morën pjesë gjatë kohës së drekës së tyre, duke performuar me këngnë ‘Uptown Funk’.

Edhe skuadra e Norfolkut dhe shërbimi i zjarrit janë përfshirë. Tani, ata kanë përfshirë Departamentin e Policisë në Seattle, Norfolk, Departamentin e Policisë Virginia dhe Departamentin e Policisë Metropolitane./Indeksonline/