12:06 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia shkatërron ‘fabrikën’ e kripto-valutave në Kamenicë

Njësitet e hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës përmes rrugëve operative kanë marrë informata se i dyshuar shqiptar F. K nga Kamenica mundë të jetë i involvuar në një rast ,,Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshëm doganore”.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991),  janë gjetur dhe  konfiskuar pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet e konfiskuara nga Njësiti Doganor janë  shtatë(7)  Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike  pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutes “Etherum” ,gjithashtu është konfiskuar një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell”  me nr. serik ; 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP dhe tre telefona mobilë pronë  e të dyshuarit F. K.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në  Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, transmeton Indeksonline.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari  shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992) të vjedhura  më parë.

Me vendim të prokurorit edhe ndaj të dyshuarit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”.

Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së  Krimeve Ekonomike Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç./Indeksonline/