14:30 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia: Tre persona të lënduar nga aksidenti rrugës për në Brezovicë

(I plotësuar 15:10) – Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar për “Indeksonline” se ka ndodhur një aksident mes dy veturave në rrugën për në Brezovicë.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime tre persona.

Sipas tij, të njëjtit janë duke u  trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajit.

“Mund të konfirmojë se  ka ndodhë një aksident rrugës për Brezovicë. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajit për trajtim mjekësorë. Sipas, ekipit mjekësorë të lënduarit nuk kanë marr lëndime serioze nga aksidenti”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Më poshtë pamje:


Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash  rrugës për në Brezovicë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra me targa të Kosovës e tipit “Tiguan” dhe tjetra me të Tetovës e tipit “Mercedes”, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet ende për lëndime në njerëz, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas fotove që ka realizuar Indeksonline, një veturë është dalë nga rruga.

Njësitet e policisë rrugore kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast.

Më poshtë pamje:

/Indeksonline/