16:04 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia vazhdon aktivitetet nga urdhri operativ: “Stop drogave në Shkolla”

Policia e Kosovës  në zbatim të  urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë javes së kaluar në  tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj, transmeton Indeksonline.

Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të  realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”,  janë si në vijim:

“-   Janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,

–   Janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave,

–   Janë kontrolluar 1228 persona,

–   Janë kontrolluar 593  vetura,

–   Janë kontrolluar 37  lokale,

–   Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme,

–   Gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar  26 persona të dyshuar,

–   Janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore./Indeksonline/