Poloni-Kosovë, humbje për ne, por shpresë për të ardhmen
Kosova e ka humbur përballjen kualifikuese për Botëror ndaj Polonisë me rezultat 90-62.
Diferenca e vendasve u pa që në çerekun e parë pasi që Kosova nuk arriti të shënoi asnjë pikë për disa minuta.
Diferenca vazhdoi edhe në çerekun e dytë. Kosova u duk më stabile në dy çerekët e fundit, por që ishte e pafuqishme për të ndalur fuqinë e Polonisë. Kosova në përballjen e radhës do të takohet me liderin e grupit, Lituaninë./Indeksonline/