16:18 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Porsche ndërton traktor elektrik me 700 kuajfuqi

Porsche, sigurisht, ndërton makina sportive. Por një herë e një kohë, kompania ka ndërtuar edhe automjete bujqësore.

Porsche ka kujtuar vitet 1950 kur kishte në linjë traktorë, duke u rikthyer sërish me një të tillë, tani me kabinë të hapur, me një ulëse shumë më ndryshe, dhe cfarë është e jashtëzakonshme, me 700 kuajfuqi.

Sipas Porsche, traktori do të ketë 700 kuajfuqi dhe shpejtësi mbushje prej 800 volt. Kjo do ta bënte atë automjetin bujqësor më të shpejtë në botë.

Së bashku me të, Porsche parashikon një aplikacion FastFarm për të monitoruar motin në kohë reale dhe për të ndihmuar fermerët të bëjnë biznes të shpejtë të punës së tyre të vështirë. /IndeksOnline/