16:01 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Portugalia – Maroku, ky është futbollisti i ndeshjes (Foto)

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Me golin e vetëm të shënuar në minutën e 4’të nga Ronaldo, Portugalia siguroi tre pikë në këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas ndeshjes, FIFA ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes. Fituesi i këtij çmimi është zgjedhur Cristiano Ronaldo.

Ronaldo me golin e shënuar theu rekord europiane, duke u bërë golashënuesi i parë në Europë që ka shënuar 85 gola për shtetin (kombëtaren).

Po ashtu golashënuesi më i mirë deri tani në Kupën e Botës “Rusi 2018” është ylli i Real Madridit me katër gola./IndeksOnline/