16:27 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

PPO: Konte eliminohet nga Vekic

Tenistja numër një në botë, Johanna Konta është eliminuar nga Pan Pacific Open në fazën e 1/16-tës nga kroatja, Donna Vekic.

Konta ka pësuar humbje, 6-3, 7-5 për një interval kohor prej 1 orë e 22 minuta në Tokio.

Pasi e humbi setin hapës, 27-vjeçarja ishte në disavantazh, 4-1 dhe kishte shansin të rikthehej për setin e dytë, por nuk ndodhi.

Vekic, e cila mposhti Sloane Stephens në rrethin hapës, përballet me Caroline Garcia në çerekfinale.

Garcia, numër 4 në botë, e mposhti rusen, Anastasia Pavlyuchenkova, 6-4, 2-6, 7-5 për ta arritur çerekfinalen./IndeksOnline/