22:37 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prapaskenat: Kush po e shoqëron Ramush Haradinajn në Tiranë?

Sonte në studion e emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri është i ftuar kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj.

Por në prapakuinta të emisionit janë regjistruar disa momente pikante.

Kryeministrin Haradinaj e shoqëronte në TVKlan bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.

Ata janë pritur që në hyrje të televizionit nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe kryeredaktorja Desada Metaj.

Ajo që u vu re ishte Anita Haradinaj e cila ndryshe nga burri i saj me kostum zyrtar, ka ardhur e veshur sportive dhe me atlete.