21:33 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Prekazi: Djemtë janë fantastik, fitore e madhe

Rafet Prekazi, trajneri i KosovësU21 ka folur pas fitores kundër Azerbajxhanit.

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 mposhti 2 me 0 AzerbajxhaninU21, në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë, shkruan IndeksOnline.

Trajneri Prekazi, shprehet i lumtur me fitoren dhe thotë se djelmoshat e tij dinë të luajnë futboll cilësor.

“Këta djem dinë me lujtë futboll mirë, jemi duke u përshtatur mirë, kemi lojtarë teknikisht të mirë. Falënderoj të gjithë këta që e rregulluan fushën, në mungesë të përvojës i kemi humbur ndeshjet, jo qe kanë luajtur më mirë se ne edhe ato kombëtare që na kanë mposhtur. Në pjesën e parë kemi humbur 3-4 raste, por unë mburrem me këta djema”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes.

Dy golat për ekipin e Kosovës i shënoi, Florent Hasani dhe Besford Kolgeci. Ndeshja e radhës luhet kundër Gjermanisë në stadiumin “Adem Jashari” më 27 mars./IndeksOnline/