16:38 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenca konfirmon aksidentin ku ishte i përfshirë Thaçi

Presidenca e Republikës së Kosovës ka lëshuar një njoftim për media ku konfirmon aksidentimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore./Indeksonline/