21:57 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Presidencialet në Turqi: Erdogan shpall fitoren

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

“Populli turk më ka mandatuar mua si president, sipas rezultateve jozyrtare”, ka deklaruar Erdogan.

“Unë shpresoj se askush nuk do ta dëmtojë demokracinë, duke kontestuar këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre për të fshehur dështimin e tyre”, është shprehur ai, raporton e përditshmja prestigjioze britanike, The Guardian.

Erdogan po prin me 52.79 për qind të votave, pas numërimit të 98.68 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.79 për qind të votave.

I treti është Selahattin Demirtash – i cili aktualisht ndodhet në burg – me 8.03 për qind të votave, raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk.

Megjithatë, partia opozitare turke, CHP, këmbëngul se nuk janë numëruar ende të gjitha fletëvotimet, dhe se kur ato të jenë numëruar, kandidati i saj, Ince, do ta çojë vendin në balotazh, muajin e ardhshëm.

 

Temat: