19:00 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Amerikës me gjest të veçantë, shpërndanë ushqim për banorët e Karolinës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërmarrë sot një hap për t’u përmendur.

Ai ka përqafuar shumë banorë në Karolinën e Veriut, të cilët u përballen me një uragan të fuqishëm.

Trump ka shëtitur në zonat e prekura nga stuhia duke iu dhuruar atyre ushqime të freskëta dhe të nxehta, transmeton Indeksonline.

Trump shtrëngoi duart me vullnetarët dhe ndihmoi me ushqimin. Trump ka vizituar edhe një bazë ushtarake ku mbajti një konferencë bashkë me zyrtarët e administratës së tij, duke përfshirë administratorin e FEMA-s dhe Karolinës së Veriut, Rory Cooper.

“Do të bëjmë çfarëdo që të duhet në nivel federal”, ka thënë Trump.

Shumë banorë të kësaj zone kanë kërkuar ta përqafojnë Trump-in ndërsa ai u nis për në Shtëpinë e Bardhë në mëngjes me ndihmësit e tij më të lartë./Indeksonline/