17:02 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Atleticos: Torresi është një legjendë, gjithmonë e ka derën hapur!

Fernando Torres njoftoi sot publikun se do të largohet përfundimisht nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.

Ish-sulmuesi i Chelseat do të largohet nga skuadra e tij e zemrës në fund të këtij sezoni, pasi refuzoi të nënshkruante një kontratë të re, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i klubit spanjoll. Enrique Cerezo, falënderon sulmuesin dhe i thotë se e ka derën hapur gjithmonë!

“Fernando është një legjendë e klubit tonë, gjithmonë kemi thënë se ai do të marrë vendimin për të ardhmen e tij, sepse kjo është shtëpia e tij dhe nëse ai ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij profesionale diku tjetër, unë mundem vetëm që ta falënderoj për gjithçka që ka dhënë. Poashtu i them atij që gjithmonë do t’i ketë dyert hapura te Atletico Madrid”, ka thënë presidenti i klubit

Cerezo poashtu thotë se Torresi do ta ketë një ndeshje interesante lamtumirës në ndeshjen e fundit të La Ligas që luhet në “Wanda Metropolitano”.

“Torres e meriton më së miri një lamtumirë si lojtar i Atleticos dhe prandaj jam i sigurt se edhe tifozët do të bashkohen për këtë ditë të veçantë”, shtoi ai.

Torres u kthye në Atletico në vitin 2015. Ai luajti për shumë klube të njohura; Chelsea, Liverpool dhe Milan. Suksesi i tij i veçantë ishte me Blutë e Londrës, ku doli me triumf të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/