18:15 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Chelseas po konsiderohet kërcënim për sigurinë publike

Roman Abramoviç është në një krizë . Pronari i Chelseas, sipas The Guardian , është duke u hetuar nga policia federale zvicerane për “dyshimin e pastrimit të parave dhe i dyshuar për kontakte me organizata kriminale”.

Këto informata u nxorën nga raporti i policisë zvicerane kur rusi kërkoi lejeqëndrim të përhershëm në Zvicër, shkruan indeksonline.

Abramoviç dhe avokatët e tij u përpoqën me çdo mënyrë që ta merrnin çështjen për të mos e lënë të publikohet në shtyp.

Abramoviç, pronar dhe banor i një rezidence me vlerë 90 milionë funta në qendër të Londrës, donte të lëvizte në vitin 2016 në qytetin ekskluziv të Verbier , në kantonin zviceran të Valais.

Policia ngriti një seri shqetësimesh me sekretariatin e migracionit.

Sipas “Tamedia”, policia njoftoi se Abramovich është i njohur për “dyshimin e pastrimit të parave dhe kontakte të dyshuara me organizatat kriminale”, plus ata kishin arsye për të besuar se “asetet e aplikantit janë të paktën pjesërisht me prejardhje të paligjshme”. /IndeksOnline/