13:44 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Këshillit Evropian: Kryeqendrat evropiane çmojnë të arriturat e Kosovës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk është duke qëndruar në Prishtinë ku edhe ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hsahim Thaçi.

Pas takimit, Thaçi dhe Tusk i janë drejtuar medieve ku ndër të tjerash, Tusk ka theksuar se ka kënaqësinë që sot gjendet në Prishtinë.

Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë partneritetin e besueshëm me vendet e rajonit dhe se Kosova duhet të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kam kënaqësinë që jam në Prishtinë sot.Vizita ime sot është pjesë e një udhëtimi të gjerë për të përgatitur samitin e BE-së, me vende te Ballkanit perëndimor që do të mbahet në Sofje me 17 maj. Mbështetjen  për perspektivën evropiane të rajonit. Ashtu si unë pres BE-ja do të mbështesë vendet e rajonit dhe BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për t rë rajonin. Kjo është gjithashtu pse samiti në terma konkret duhet të përmirësojë lidhjet brenda rajonit, në fushën e transportit, energjetikës apo lidhjet digjitale. Gjithashtu shkëmbimet njerëzore, siç është programi Ersasmus +. Do të përdorim këtë samit për të diskutuar se si do t’i tregojmë disa prej sfidave , si emigrimin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.Para se gjithash , unë dua t’ju përgëzoj për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’u afruar më shumë udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Kjo është një dëshmi për bashkëpunim ndërpartiak për interesat e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Tusk, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se beson se tani e tutje udhëheqësit kosovarë do të vazhdojnë në zotimin dhe përkushtimin evropian.

“Jam i sigurt se nuk do të hiqni dorë nga kjo dhe do të bëni çdo gjë në interesin më të mirë të vendit tuaj. Për të qenë efektit luftimi i korrupsionit dhe krimit kërkon konsensus politik dhe besoj se me konsensusin tuaj besoj se mund të vazhdojmë për të ndërtuar konsensusin në Kosovë dhe në rajon për çështjet më të vështira dhe më të ndjeshme.Besoni se të gjithë kolegët e mi në Bruksel dhe kryeqendrat evropiane i çmojnë lartë të arriturat e juaja.Kjo mund të shërbejë edhe si një model për fqinjët tuaj. Ne diskutuam gjithashtu është gjendjen aktuale të dialogut Prishtinë-Beograd. Ka një gjithëpërfshirje por pa zbatimin plotë të marrëveshjeve nuk shoh sesi mund të bëhet një ndryshim i marrëdhënieve. E di se kjo është çështje  ngarkuar emocionalisht për të dyja palët por nuk ka alternativë  tjetër të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve por jam i bindur se do të shpaguhet në afat të gjatë”, ka shtuar Tusk.

Në fund Tusk ka pasur disa fjalë edhe për presidentin Thaçi të cilit i është referuar si “I dashuri Hashim”.

“I nderuar president, i dashuri Hashim para disa ditëve keni mbushur 50 vjet, ndërsa une 61 vjet. Duket se unë jam më pak entuziast Hashim, por dua të them se sot ndihem njëfarë eksperti, por jeta e vërtetë fillon pas të 50-ave”, ka përfunduar Tusk./Indeksonline/