18:27 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti i këtij vendi do të qëndrojë në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën dhe të martën për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Agjencia STA thotë se presidenti i këtij vendi të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, ku temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.

Mes tjerash raportohet se Pahor do të vizitojë edhe trupat slloven që gjendën në Kosovë