13:04 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i PSG-s i kushton tribut viktimave të Hillsborough në ”Anfield”

Fatkeqësia e Hillsborough ishte një moment tragjik në futboll që nuk do të harrohet kurrë.

Është një incident që preku qindra njerëz, sidomos ata që ishin të pranishëm në ndeshjen, Liverpool – Nottingham Forest në vitin 1989.

Para ndeshjes, Liverpool – Paris Saint-Germain në Champions League sonte, tragjedia e Hillsborough u kujtua edhe nga klubi francez.

Presidenti i PSG-s, Nasser Al-Khelaifi i kushtoi tribut viktimave të tragjedisë në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Me të vërtetë ky është një moment i jashtëzakonshëm.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp së fundmi foli për Neymar para ndeshjes me PSG-n, duke i mbrojtur veprimet e tij në Kupën e Botës.

”Nuk do të ndërhyjmë në të. Ne duam të luajmë futboll. Duam ta fitojmë topin”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/

Credit: Press Association