14:57 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti rumun: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, sa më parë aq më mirë

Kryetari i Rumanisë, Klaus Johanis, deklaroi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është me rëndësi jo vetëm për Prishtinën e Beogradin, por për tërë rajonin duke shtuar se duhet gjetur një kompromis që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

“Duhet gjetur një zgjidhje që do të ishte pranueshme për të dyja palët, zgjidhje korrekte që duhet të vijë nga brenda dhe me mbështetje nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, theksoi Johanis, në konferencën e përbashkët për gazetarë me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, bëjnë ditur mediet serbe.

Tutje ai shtoi se “zgjidhja e kësaj çështjeje sa më parë, aq më mirë”, transmeton RTK.

Veç tjerash, kryetari rumun, Klaus Johanis, shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar për të kontaktuar liderët e të gjitha vendeve për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje korrekte të çështjes së Kosovës.

Temat: