19:13 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti shqetësohet për numrin e madh të aksidenteve, kërkon më shumë kujdes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për të afërmit e 5 personave që humbën sot jetën tragjikisht në një aksident në magjistralen Duhël-Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se humbja e pesë anëtarëve të një familje është shumë e dhimbshme, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, shkruan Indeksonline.

Ai më tej ka kërkuar kujdes të madh në vozitje, pasi numri i aksidenteve është shumë shqetësues.

“Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente. HTH”, ka shkruar ai./Indeksonline/