15:03 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti slloven në Prishtinë, nis takimin me Thaçin (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Pritja ceremoniale për Pahor është bërë në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë ndërsa më pas ka nisur takimi i përbashkët i delegacioneve, transmeton Indeksonline.

Që të dy presidentët kanë paralajmëruar konferencë për media menjëherë pas përfundimit të takimit./Indeksonline/