10:43 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi dekreton emërimin e Guvernatorit të ri në Bankën Qëndrore

Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi dekretoi sot emërimin e Fehmi Mehmetit në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat (4, 27) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 38 (1, 2) të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (GZ, Nr.77, 16 gusht 2010), si dhe në pajtim me propozimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Vendimi i Kuvendit Nr. 06-V-081, i datës 15.03.2018), pranuar nga Zyra e Presidentit më 26.03.2018./Indeksonline/