11:27 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi pret familjen Rugova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Me fillim nga ora 12:30 pritet që familja e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova të arrijnë në objektin e presidencës, saktësisht në kabinetin e Presidentit Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Ndryshe me fillim nga ora 13:00 hapet edhe ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.

Kjo ngjarje organizohet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/