21:15 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi takoi Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sonte me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, dhe ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini.

“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.

Paraprakisht Mogherini ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas dy takimeve kokë me kokë, fillon takimi i përbashkët i Mogherinit me dy presidentët./Indeksonline/