11:21 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi viziton skijatorin Albin Tahiri në Kore (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vizituar sot skitarin kosovar, Albin Tahiri. Thaçi ndodhet në Korenë e Jugut aty ky Albini do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në garat me ski.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës.

Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.

Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë” shkruan Thaçi në Facebook./Indeksonline/